Samsung Galaxy S6 tejkalon telefonat e tjerë inteligjentë në testin e shpejtësisë

E publikuar: 27/06/2015 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung Galaxy S6 është konsideruar si telefoni inteligjent Android më i mirë i momentit. Ai është vënë në disa prova për të vërtetuar se sa telefon i mirë është. Në një test mes gjashtë telefonave inteligjentë të bërë nga uebsajti kushtuar teknologjisë “Tom Guide”, Samsung Galaxy S6 është renditur i pari. Telefonat inteligjentë janë testuar në lidhje me veprime të ndryshme që kryejnë njerëzit çdo ditë.

Gara u zhvillua mes Samsung Galaxy S6, LG G4, Apple iPhone 6, HTC One M9, Google Nexus 6 dhe Asus Zenfone 2. Telefonat janë përdorur për të hapur një skedar PDF, për të hapur kamerën, për të luajtur lojën Asphalt 8 etj. Në pjesën më të madhe të testeve, Galaxy S6 rezultoi më i miri. Vetëm në testin “3DMark Ice Storm Unlimited” telefoni u rëndit në vend të tretë, duke u mundur nga HTC One M9 dhe Nexus 6.

Nga testimet, shihet se Nexus 6 është shumë i ngadalshëm krahasuar me telefonat e tjerë. Në testin e shpejtësisë, ky telefon u klasifikua edhe më poshtë se Zenfone 2 dhe HTC M9.

Grafik