Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge po marrin përditësimin Android Lollipop

E publikuar: 16/06/2015 01:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gati 12.4% e pajisjeve Android po operojnë tani me versionet Lollipop të sistemit operativ. Pajisjet e fundit që po marrin këtë përditësim janë Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 dge.

Siç SamMobile raporton, Android 5.1.1 po instalohet tek telefonat inteligjentë më të fundit të Samsung-ut, dhe pajisjet e para që do të marrin këtë përditësim janë ato që shiten nga T-Mobile në SHBA. Ky version sjell përmirësim të performancës, zgjidhje të problemeve dhe veçori të tjera për ndërfaqen e përdoruesit. Videoja e mëposhtme tregon një pamje të shkurtër të sistemit Android 5.1.1 për dy pajisjet Galaxy S6.

Javën e kaluar, Samsung prezantoi një telefon të ri të serisë S6, Galaxy S6 Active, një pajisje shumë e fortë me specifika të cilësisë së lartë dhe bateri me kapacitet 3500mAh.