Samsung Galaxy Grand Neo Plus do të shitet për 157 dollarë

E publikuar: 23/05/2015 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung prezantoi në muajin janar telefonin inteligjent Galaxy Grand Neo Plus. Telefoni tani është listuar në dyqanin zyrtar të Samsung-ut dhe shitet për 157 dollarë. Samsung Galaxy Grand Neo Plus ka ekran 5 inç me rezolucion 480 x 800 (WVGA). Një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz fuqizon pajisjen.

Telefoni ofron gjithashtu 1GB RAM, kartën microSD me kapacitet deri në 64GB, kamerë të pasme 5 megapikselë, kamerë ballore 2 megapikselë, bateri me kapacitet 2100mAh dhe sistemin operativ Android 4.4. Samsung Galaxy Grand Neo Plus ofron rrjetin 3G dhe vjen në ngjyrë të bardhë, ari dhe të zezë.