Samsung Galaxy Blade Edge, thikë dhe telefon njëkohësisht (Foto)

E publikuar: 02/04/2015 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Galaxy Blade Edge, një thikë inteligjente që ofron veçoritë e telefonit inteligjent. Ky është një pajisje e cila ka të gjitha veçoritë e Galaxy S6, duke përfshirë këtu sistemin Android.

Kjo pajisje është krijuar me qeramikë dhe ka anësore shumë të mprehta, prandaj mund të përdoret si një thikë në kuzhinë. Ajo vjen me një dorezë që do të jetë prej druri, qeramike ose çelik i pandryshkshëm, sipas dëshirave të blerësit.

Falë teknologjisë Samsung Knox, Blade edge është një thikë e sigurt. Ajo ka një mekanizëm të zbulimit të gishtit që do të parandalojë prerjen e gishtave, ndërsa mbrojtësi antivirus ju njofton në rastet kur përbërësit e ushqimit kanë mikrobe të padëshirueshme.

Galaxy Blade edge është rezistente ndaj ujit dhe zjarrit.