Samsung dhuron kënaqësi dhe shpërblen besnikërinë e klientëve të saj me një garanci pesëvjeçare për modelet e zgjedhura të Televizorëve UHD dhe QLED

E publikuar: 04/05/2018 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fushata promovuese, gjatë periudhës 1 Maj – 30 Qershor 2018, përfshin modele të përzgjedhura të televizorëve UHD dhe QLED të prodhuara në 2017 dhe 2018 (seri M dhe N).

Falë cilësisë së tij të jashtëzakonshme të imazhit, kontrastit të shkëlqyer dhe aftësive të platformës së avancuar të SMART TV, të cilat janë vlerësuar me çmime të shumta nga media dhe audienca profesionale, Samsung është krenar duke qenë prodhuesi kryesor i televizorëve për më shumë se 13 vitet e fundit.

Për ta bërë më të lehtë dhe të këndshme jetën e konsumatorëve, për të ofruar kënaqësi si dhe për të vlerësuar besnikërinë e tyre, Samsung ka zgjeruar garancinë e tij në modele të përzgjedhura të televizorëve UHD dhe QLED të prodhuara gjatë 2017 dhe 2018 (seritë M & N) dhe u jep atyre një garanci të zgjatur pesëvjeçare.

Përveç kësaj, ekziston edhe një garanci 10-vjeçare për të gjithë televizorët QLED dhe seritë M dhe N, e cila përfitohet në rastin e efektit të djegies së ekraneve të televizorëve.

Garancia e zgjeruar do të përfitohet nga konsumatorët për blerjet e televizorëve të përzgjedhur Samsung UHD dhe QLED (seritë M dhe N) gjatë periudhës 1 Maj 2018 deri më 30 qershor 2018.

Në mënyrë që të përfitojnë, konsumatorët duhet të regjistrojnë pajisjen e tyre duke vizituar faqen e internetit www.samsung5vitegaranci.al.