Sampaoli: Ende ka shpresë për Icardin dhe Dybalan në Kupën e Botës

E publikuar: 24/03/2018 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jorge Sampaoli siguron se Mauro Icardi dhe Paulo Dybala “janë lojtarë të rëndësishëm dhe gjithçka është e hapur për skuadrën e Kupës së Botës”.

“Albicelestes” triumfuan në ndeshjen e mbrëmshme kundër Italisë me rezultat 2-0 në stadiumin Etihad të Manchesterit.

Icardi dhe Dybala

Ever Banega dhe Manuel Lanzini realizuan gola, ku munguan të lënduarit Lionel Messi dhe Sergio Aguero.

Trajneri edhe njëherë është ndaluar te mos ftesa e dyshes që luan te Juventusi dhe Interi.

“Pashë një ndeshje interesante këtë mbrëmje. Gjysma e dytë ishte më e ndërlikuar se e para, pasi Azzurërit ditën të mbrohen mirë, por arritëm të realizojmë dy gola”, tha trajneri argjentinas për Rai Sport.

“Icardi dhe Dybala janë lojtarë të rëndësishëm dhe gjithçka është e hapur për skuadrën e Kupës së Botës që do të shkojë në Rusi. Dua të shtoj se ata kanë qenë gjithmonë të ftuar para këtyre miqësoreve”.

Messi dhe Aguero

“Messi kishte një problem gju në stërvitjen n e fundit dhe nuk e inkuadrova në takim si masë paraprake për të evituar ndonjë lëndim më të rëndë. Ai do të jetë i gatshëm të luajë kundër Spanjës”.

Megjithatë, Aguero u dërgua në shtëpi për të vazhduar shërimin e dëmtimit në gju dhe nuk do të paraqitet kundër spanjollëve. /Telegrafi/