Samiti në mes Trump dhe Putin, kthim i Luftës së Ftohtë në Helsinki

09.07.2018 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Samiti në mes Trump dhe Putin, kthim i Luftës së Ftohtë në Helsinki

Kur presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin do të takohen më vonë këtë muaj, ata do t’i shtrëngojnë duart në një qytet me histori të negociatave të nivelit të lartë në mes të Moskës dhe Uashingtonit.

Bisedimet që do të mbahen më 16 qershor, do të shënojnë herën e katërt që Helsinki organizon negociatat në mes liderëve të fuqive bërthamore, duke vazhduar legjitimitetin e Findlandës si një territory neutral për vendet e ish Luftës së Ftohtë.

Finlanda ka luftuar forcat sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka nënshkruar bashkëpunim me Moskën më 1948. Finland aka lejuar influencën sovjetike në politikat vendore dhe ndërkombëtare duke marrë pavarësinë e saj.

Kjo qasje – që krijoi termin Finlandizim – ka vazhduar për dekada me qeverinë e saj që ka mbajtur balancing e dy fuqive të Luftës së Ftohtë, dy vende që kanë shfrytëzuar këtë shtet nordik si platform për operacionet e intelegjencës.

Ofrimi i Helsinkit për negociata në mes sovjetikëve dhe Perëndimit, u bë strategji prominente nga Finlanda për t’ju bashkuar NATO-s ose paktit të Varshavës, për të shfaqur lojën gjeopolitike neutral.

“Nga perspektiva e Finlandës, ishte pjesë e politikave tona aktive të neutralitetit”, tha ihstoriani Mikko Majander për Radion Evropa e Lirë. Filanda ishte në mesin e blloqeve, Lindje dhe Perëndim, dhe duke ofruar shërbime të mira ndaj diplomacisë ndërkombëtare, fuqizoi pozicionin e saj.

Njohje nga Lindja dhe Perëndimi’

Samiti i Sigurisë së Helsinkit që është më i famshmi nga Lufta e Dytë Botërore, u krijua më 1975 dhe rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Helsinkit, me shtyllat kryesore duke përfshirë integritetin territorial dhe respektimin e të drejtavë të njeriut – të marrëdhënieve në mes të SHBA-vë, Bashkimit Sovjetik dhe 33 shteteve evropiane.

Presidenti i SHBA-së, Gerald Ford dhe lideri sovjetik Leonid Brezhnev, kishin nënshkruar pajtimin për qeveritë e tyre dhe kishin diskutuar mbi kontrollin e armëve të cilat Sekretari i Shtetit Henry Kissinger i quajti shumë të nevojshme.

Finlandë- Lideri sovjetik Brezhnev dhe presidenti amerikan Ford, 1975

Finlandë- Lideri sovjetik Brezhnev dhe presidenti amerikan Ford, 1975

Organizimi i samitit të vitit 1975 ku u nënshkrua Marrëveshja e Helsinkit, ishte një cak i diplomacisë finlandeze në vitet e hershme të 70-ta, deklaroi Jussi Hanhimaki, historian finlandez.

“Kjo ishte një mënyrë për të marrë njohje nga Lindja dhe Perëndimi dhe po, neutraliteti ishte i vërtetë, shtoi ai”.​

Bush, Gorbachev, Clinton, Yeltsin

Takimi i radhës mes liderëve të SHBA-së dhe atyre sovjetikë në Helsinki u mbajt në shtator të vitit 1990, në mes të presidentit amerikan George Bush dhe liderit sovjetik Mikhail Gorbachev. Këto bisedime ishin të koncentruara në pushtimin e Kuvajtit nga Iraku.

Finlandë - Presidenti amerikan George Bush dhe lideri sovjetik Mihail Gorbachev

Finlandë – Presidenti amerikan George Bush dhe lideri sovjetik Mihail Gorbachev

Dy vite më herët, paraardhësi i Bushit, Ronald Reagan, ka ndaluar në Helsinki në rrugën për në Moskë, për samitin me Gorbachevin.

Finlandë - Presidenti amerikan George Bush dhe lideri sovjetik Boris Yeltsin më 1997.

Finlandë – Presidenti amerikan George Bush dhe lideri sovjetik Boris Yeltsin më 1997.

Samiti i fundit në mes dy vendeve u mbajt më 1997, kur presidenti Bill Clinton dhe Boris Yeltsin adresuan disa cështje, duke përfshirë kundërshtimin e Moskës për shtrirjen e NATO-s në shtetet e ish bllokur sovjetik.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, bisedimet përfunduan me marrëveshje në rëndësinë e marrëdhënieve bashkëpunueve në mes të NATO-s dhe Rusisë.

Dy muaj më vonë, Rusia dhe NATO nënshkruan një bashkëpunim historic të njohur si Akti i NATO-s dhe Rusisë. Kjo marrëveshje gjithsesi u akuzua me mosbesim duke përcjellë sulmin e Rusisë ndaj Krimesë më 2014 dhe separatistëve pro-rus në Ukrainë.

“Ndërtimi i urave”

Samiti i 16 korrikut në mes të Trump dhe Putin në Helsinki, vie në mes marrëdhënieve të lëkundura në mes të Moskës dhe Uashingtonit për shumë cështje që përfshijnë konfliktin me Ukrainën, mbështetjes së Rusisë ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ndikimit rus në zgjedhjet amerikane.

Finlanda i është bashkuar Bashimit Evropian pas kollapsit të Bashkimit Sovjetik. Nuk i është bashkuar NATO-s, por u fut në Aleancën e Partneritetit të Programit për Paqe.

Presidenti finlandez, Sauli Niinsto ka mbajtur kontakte me Putinin përkundër tensioneve në mes të Moskës dhe Perëndimit dhe po ashtu është takuar me presidentin Trump.

Hanhimaki tha se liderët finlandezë duan ta shohin vendin si pjesë të Perëndimit përkundër mosanëtarësimit në NATO.

Ai shtoi se ka disa kritika lidhur me takimin që do të mbahet duke i dhënë shumë legjitimitet Rusisë dhe politikave të saj ndërkombëtare.Majander i tha Radio Evropës së Lirë se është shumë mirë që Finlanda vazhdon të jetë “urë lidhëse”.

“Ne nuk kemi ndonjë agjendë në samit, por, si fqinjë të Rusisë, ne duam marrëdhënieve të mira në mes të Perëndimit dhe Lindjes. Dhe, nëse mundemi të kontribuojmë dicka në këtë drejtim, do të ishte mirë edhe për ne”, shtoi Majander.

Përgatiti: Flandra Marmullaku

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Haradinaj – Thaçit: Nëse mendon dikush që mund të më disiplinoj me një karrige, gabim e ka

Haradinaj – Thaçit: Nëse mendon dikush që mund të më disiplinoj me një karrige, gabim e ka

Haradinaj: Le ta harrojnë idenë se njohja nga Serbia vjen me shkëmbime territoresh

Haradinaj: Le ta harrojnë idenë se njohja nga Serbia vjen me shkëmbime territoresh

Bramertz thotë se Specialja do të vonojë që të sjellë drejtësi për viktimat në Kosovë

Bramertz thotë se Specialja do të vonojë që të sjellë drejtësi për viktimat në Kosovë

Deputeti i Merkelit ia rikujton Serbisë se pa e njohur Kosovën s’mund të hyjë në BE

Deputeti i Merkelit ia rikujton Serbisë se pa e njohur Kosovën s’mund të hyjë në BE

Haradinaj i lumtur që Musa Cena është anëtar i AAK-së, shkarkimin ia bëri më të lehtë

Haradinaj i lumtur që Musa Cena është anëtar i AAK-së, shkarkimin ia bëri më të lehtë

TURPI I MADH I AKADEMISË: Pse Kryeministri i parë i Kosovës mbeti jashtë Enciklopedisë?

TURPI I MADH I AKADEMISË: Pse Kryeministri i parë i Kosovës mbeti jashtë Enciklopedisë?

Qeveria të ketë prioritet problemet e mëdha të zhvillimit të biznesit

Qeveria të ketë prioritet problemet e mëdha të zhvillimit të biznesit

Varroset 30-vjeçarja që u godit nga vetura te rruga B

Varroset 30-vjeçarja që u godit nga vetura te rruga B

Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë

Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë

Osmani: I mirëseardhur qëndrimi i palëkundur i Gjermanisë kundër prekjes së kufijve

Osmani: I mirëseardhur qëndrimi i palëkundur i Gjermanisë kundër prekjes së kufijve

Serbia vazhdon të konsiderojë formimin e Ushtrisë së Kosovës të rrezikshme

Serbia vazhdon të konsiderojë formimin e Ushtrisë së Kosovës të rrezikshme

Haradinaj thotë se do të marrë masa ndaj ministrave që e keqpërdorin detyrën zyrtare

Haradinaj thotë se do të marrë masa ndaj ministrave që e keqpërdorin detyrën zyrtare

Nga viti i ardhshëm pensionistëve ju rriten pagat për 20%

Nga viti i ardhshëm pensionistëve ju rriten pagat për 20%

Asambleistja e LDK-së vendos nëse do të kalojë në AKR

Asambleistja e LDK-së vendos nëse do të kalojë në AKR

Ministri Mustafa kërkon mbështetjen e Belgjikës për institucionet e sigurisë

Ministri Mustafa kërkon mbështetjen e Belgjikës për institucionet e sigurisë

Inspektorati Policor merr pjesë në konferencë kundër korrupsionit në Austri

Inspektorati Policor merr pjesë në konferencë kundër korrupsionit në Austri