Samiti në Bruksel, Merkel flet për prioritetet e BE-së

E publikuar: 22/06/2017 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot pas ardhjes në samitin dyditor të Bashkimit Evropian në Bruksel, se e ardhmja e Unionit do të jetë prioritet mbi bisedimet për Brexit.

AFP shkruan se me këtë deklaratë Merkel qortoi kryeministren britanike Theresa May, e cila më herët me rastin e ardhjes në samit theksoi se planifikon të propozojë si temë bisedimet për daljen e vendit të saj nga BE-ja.