Samiti i G20-ës nën hijen e krizës në Ukrainë dhe të luftës tregtare

06.12.2018 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Samiti i G20-ës nën hijen e krizës në Ukrainë dhe të luftës tregtare

Udhëheqësit botërorë takohen të premten dhe të shtunën në Argjentinë për samitin vjetor të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

Samiti zhvillohet në kohën e tensioneve të reja midis Rusisë dhe Ukrainës dhe të mosmarrëveshjeve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e anuloi një takim të planifikuar me homologun rus, Vladimir Putin, në shenjë proteste ndaj aneksimit të anijeve detare të Ukrainës nga Rusia.

*Video: Rusia kap anijet ukrainase në përleshjen detare

Trump tha se nuk do të takojë udhëheqësin rus “bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk janë kthyer”. Incidenti ndodhi më 25 nëntor.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e fajësoi Rusinë për të dhe tha se do ta ngrejë këtë çështje me Putinin.

Në Argjentinë, presidenti amerikan, Trump, pritet të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në lidhje me tarifat tregtare.

Shtetet e Bashkuara, qysh në korrik, kanë goditur me tarifa mallrat kineze në vlerë prej 250 miliardë dollarësh dhe Kina është hakmarrë duke vënë taksë mbi prodhimet amerikane që kapin vlerën prej 110 miliardë dollarësh.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Kina është e interesuar për marrëveshje, porse ai nuk e di nëse e do një të tillë tani.

Trump ka thënë se tarifat janë përgjigje ndaj politikave të padrejta tregtare të Kinës, që kanë zgjatur me vite dhe kanë dëmtuar ekonominë amerikane.

Samiti i G20-ës po ashtu shihet si test diplomatik për princin e kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, pas dyshimeve për përfshirjen e mundshme të shtetit të tij në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, muajin e kaluar, në Turqi.

Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, është vrarë më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Zemërimi ndërkombëtar për rastin vazhdon dhe Kanadaja, të enjten, vendosi sanksione kundër 17 shtetasve sauditë që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se do të takojë në margjina të samitit të G20-ës princin saudit të kurorës dhe se do t’i japë “mesazh shumë të qartë”.

“Duam të shohim hetime të plota dhe transparente për atë që ka ndodhur dhe përgjegjësit të japin llogari”, tha May.

Grupi 20 mbledh së bashku udhëheqësit e 19 vendeve më të industrializuara në botë, plus Bashkimin Evropian.

Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë të gjitha të përfaqësuara.

Fokus i samitit dyditor këtë vit u tha të jetë “zhvillimi i drejtë dhe i qëndrueshëm”.

Takimi i vitit të kaluar, në qytetin gjerman të Hamburgut, është përshkuar me protesta të dhunshme.

Në Buenos Aires, qytetin e sivjetmë nikoqir, mbi 20,000 policë do të kujdesen për sigurinë.

Përgatiti: Valona Tela

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


KFOR-i nuk sheh kërcënim të drejtpërdrejtë, shqetësohet me retorikën

KFOR-i nuk sheh kërcënim të drejtpërdrejtë, shqetësohet me retorikën

Hetuesisë i kërkohet hetimi i milionave shtesë për “Bechtel&Enkan”

Hetuesisë i kërkohet hetimi i milionave shtesë për “Bechtel&Enkan”

Në mungesë të Platformës, avancon opsioni i ndryshimit të kufijve

Në mungesë të Platformës, avancon opsioni i ndryshimit të kufijve

Drejtues të SBASHK-ut kërkojnë mosdekretimin e Ligjit për paga

Drejtues të SBASHK-ut kërkojnë mosdekretimin e Ligjit për paga

Vuçiq: Do të tentojmë të bëjmë kompromis me Kosovën nëse shfuqizohet taksa

Vuçiq: Do të tentojmë të bëjmë kompromis me Kosovën nëse shfuqizohet taksa

Tv italian realizon kronikë për mafian shqiptare: Si po pastrohen paratë e pista me ndërtime

Tv italian realizon kronikë për mafian shqiptare: Si po pastrohen paratë e pista me ndërtime

Klinika Emergjente do të bëhet me objekt të ri

Klinika Emergjente do të bëhet me objekt të ri

MASHT propozon reduktimin e numrit të universiteteve publike

MASHT propozon reduktimin e numrit të universiteteve publike

Spektri politik i Kosovës në udhëkryq për dialogun

Spektri politik i Kosovës në udhëkryq për dialogun

“Do qëndroj në kuvend që të ju shoh prapa grilave” – sa e ka afër Anton Quni, t’i dërgojë në burg Thaçin e Veselin

“Do qëndroj në kuvend që të ju shoh prapa grilave” – sa e ka afër Anton Quni, t’i dërgojë në burg Thaçin e Veselin

Për shkak të taksës, anulohet vizita e gjeneralit amerikan

Për shkak të taksës, anulohet vizita e gjeneralit amerikan

Media serbe: Arbitrazhi, zgjidhje e mundshme për Trepçën

Media serbe: Arbitrazhi, zgjidhje e mundshme për Trepçën

Sërish opsione për zgjidhjen e “çështjes” së Kosovës

Sërish opsione për zgjidhjen e “çështjes” së Kosovës

Italia e Kosova kryesojnë, Serbia në top-5 nga vendet që importojnë më së shumti produkte shqiptare

Italia e Kosova kryesojnë, Serbia në top-5 nga vendet që importojnë më së shumti produkte shqiptare

Grabovci: Konjufca nëse ka qenë pjesë e SHIK’ut nuk duhet të turpërohet

Grabovci: Konjufca nëse ka qenë pjesë e SHIK’ut nuk duhet të turpërohet

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!