Samiti i G20-ës diskuton rregullimin dhe taksimin e kriptomonedhave

E publikuar: 02/12/2018 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konferenca e G20-ës e cila po mbahet në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aires, krahas diskutimeve të liderëve të botës për situatën politike, ekonomike dhe sociale në arenën ndërkombëtare, solli edhe zhvillime të reja specifikisht për botën e kriptomonedhave.


Politikanët që morën pjesë në këtë Samit, nënshkruan një dokument i cili ka për qëllim të krijojë një zgjidhje në lidhje me taksimin e kriptomonedhave dhe për të arritur këtë vendet do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.

Dokumenti i quajtur “Deklarata e Liderëve” përmend krijimin e një sistemi ndërkombëtare i cili do të taksojë transfertat ndërkombëtare.


Do të rregullojmë krypto-asetet për të parandaluar pastrimin e parave dhe luftuar financimin e terrorizmit dhe do të konsiderohen të gjitha opsione për të arritur këtë qëllim,” shkruhej në deklartën e firmosur nga vendet anëtare të G20-ës.

Vendet anëtare u zotuan se do të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje konsensuale për adresimin e impaktit të dixhitalizimit të ekonomisë mbi sistemin ndërkombëtar të taksimit.

Një rishikim do të bëhet në 2019-ën ndërsa propozimet finale do të publikohen në 2020-ën,” thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë është e një rëndësie të veçantë sepse është e jashtëligjshme për një një qeveri të taksojë një kompani të huaj e cila nuk ka një prezencë fizike në territorin e saj.

Vendet e G20-ës do të punojnë në disa prej propozimeve dhe versioni final do të bëhet publik në Samitin e radhës të G20-ës që do të mbahet në Japoni në 2020-ën.

Disa vende kanë bërë thirrje për diskutime rreth kriptomonedhave dhe ndërsa zërat më të fuqishëm kanë qenë ato të Francës, Gjermanisë dhe Japonisë. /PCWorld Albanian