Samiti “Brdo – Brijun” trajton integrimin e Ballkanit dhe dialogun Kosovë – Serbi

09.05.2019 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Samiti “Brdo – Brijun” trajton integrimin e Ballkanit dhe dialogun Kosovë – Serbi

Liderët e vendeve të Ballkanit janë mbledhur në Samitin e Brdo – Brijunit në Tiranë, të cilët diskutuan aspiratat e rajonit për të vazhduar proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Pas diskutimeve në samit, në konferencën e përbashkët për media, presidëntët pjesëmarrës, pa parinë e presidentëve të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Bosnjë e Hercegovinës, thanë se diskutimet në samit ishin konstruktive dhe se u fokusuan në të ardhmen e rajonit në BE, si dhe fokus i veçantë iu dha dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se në samit u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit dhe e vëmendjes së rajonit drejt integrimit në BE, por edhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve në vendet e Ballkanit Perëndimor, si rrugë e vetme për t’u afruar me familjen evropiane.

“U nënvizua angazhimi i përbashkët për të forcuar më tej dialogun dhe procesin e pajtimit në rajon, bazuar në të vërtetën, besimin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve deri tani nga palët”, tha Meta, i cili shtoi si të gjithë do të dëshironin që “dialogu Kosovë –Serbi të kishte përfunduar dje, jo sot dhe as nesër”.

“;
//parse XFBML, because it is not nativelly working onload
if (!fbParse()) {
var c = 0,
FBParseTimer = window.setInterval(function () {
c++;
if (fbParse())
clearInterval(FBParseTimer);
if (c === 20) { //5s max
thisSnippet.innerHTML = “Facebook API failed to initialize.”;
clearInterval(FBParseTimer);
}
}, 250);
}
}
};
thisSnippet.className = “facebookSnippetProcessed”;
if (d.readyState === “uninitialized” || d.readyState === “loading”)
window.addEventListener(“load”, render);
else //liveblog, ajax
render();
})(document);

​Të ftuar nderi në këtë samit ishin presidenti i Polonisë, Andrej Duda, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Kjo e fundit u largua për të vazhduar agjendën e saj në Bruksel, dhe nuk ishte e pranishme deri në fund të samitit.

Presidenti i Polonisë Andzej Duda, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësimin e Ballkanit. Ai po ashtu, duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë theksoi se mes vendeve fqinje duhet të ketë dialog.

“Historia e këtyre tokave është mjaft e vështirë”, tha Duda duke shtuar se “këto çështje duhet të diskutohen dhe zgjidhen përmes dialogut mes liderëve dhe drejt rrugës së tyre në BE. Kjo është një detyrë e madhe e Brukselit dhe vendeve anëtare të BE-së që ta kuptojë këtë proces dhe ta mbështesin. Ky është një rol i madh që luhet nga dy vendet. Europa Juglindore ka nevojë për Evropën dhe anasjelltas”.

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, tha se reformat që kanë mbetur pezull duhet të realizohen dhe se është e shqetësuar me stagnimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian sa i përket vendeve të Ballkanit.

Ajo tha se ky stagnim i procesit po krijon vakum të rrezikshëm për Evropen Juglindore.

“Ne po humbim zemrat dhe mendjet e njerëzve. Pra, njerëzit po humbin besimin dhe kanë dyshimet e tyre se çfarë do të ndodh dhe a po bëhet progres. Ky vakum duhet të plotësohet dhe duhet të mbushet me influencë”, tha ajo.

Presidenti slloven Borut Pahor, i cili do të jetë nikoçir i samitit në vitin e ardhshëm, tha se “të gjithë e dinë së pas zgjedhjeve evropiane procesi i zgjerimit nuk do të jetë pjesë kryesore e agjendës dhe na takon ne që të shtyjmë përpara këtë proces”.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në dalje të samitit me dyer të mbyllura të Brdo-Brijunit tha se u diskutua edhe çështja e Kosovës, ku ai theksoi faktin që mosliberalizimi i vizave do të ishte “i padrejtë dhe ndëshkim për popullin e Kosovës”.

Presidenti Thaçi theksoi edhe që vendosja e taksës 100% ndaj mallrave të Serbisë është legjitim dhe do “të mbetet në fuqi”, edhe pse dialogu mes palëve duhet të vazhdojë i pakushtëzuar.

Ai po ashtu përmendi se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një ditë më herët kanë diskutuar për mundësinë e bashkimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe krijim të kufijve etnik shqiptarë si një njësi e vetme.

“Unë kam diskutuar dje me kryeministrin e Shqipërisë zotin Rama në një bisedë shumë të hapur, kemi diskutuar për mundësinë e heqjes së tërësishme të kufirit Kosovë – Shqipëri, të një modeli evropian nën ombrellën e vlerave euro-atlantike. Askush nuk duhet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar dhe të një lëvizjeje e një hapësire ku jetojnë shqiptarët – pa kufij. Pra, në një lëvizje të lirë, gjithmonë duke përfshirë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, tha Thaçi.

Samiti i Brdo – Brijunit organizohet që nga viti 2013, me iniciativën e Sllovenisë dhe Kroacisë. Ky samit ka për qëllim bashkëpunimin rajonal, duke përçuar mesazhin politik lidhur me aspiratën e përbashkët e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe mbahet periodikisht në një nga vendet pjesëtare.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Dua jep mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve

Dua jep mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve

Emina Çunmulaj i thotë të “urrej” Anxhelina Hadërgjonaj

Emina Çunmulaj i thotë të “urrej” Anxhelina Hadërgjonaj

Gjigandi botëror SPAR hap pikën e dytë në Prishtinë

Gjigandi botëror SPAR hap pikën e dytë në Prishtinë

Të njoh mirë unë ty” Deputeti sulmon Baton Haxhiun: Do kesh fatin e Saimir Tahirit

Të njoh mirë unë ty” Deputeti sulmon Baton Haxhiun: Do kesh fatin e Saimir Tahirit

Vazhdojnë tensionet mes Malit të Zi dhe Serbisë për shkak të Kishës Ortodokse Serbe

Vazhdojnë tensionet mes Malit të Zi dhe Serbisë për shkak të Kishës Ortodokse Serbe

Arban Abrashi flet në Pressing pasi LDK e përjashtoi nga gara

Arban Abrashi flet në Pressing pasi LDK e përjashtoi nga gara

Apostolova pret që të shkarkohen të gjithë ata që kanë aktakuza, jo vetëm ministrat

Apostolova pret që të shkarkohen të gjithë ata që kanë aktakuza, jo vetëm ministrat

Pjesëmarrja e Avni Arifit në takimin sekret në Berlin – shkelje dhe huqje e kompetencave të tij

Pjesëmarrja e Avni Arifit në takimin sekret në Berlin – shkelje dhe huqje e kompetencave të tij

Nuk mund të shkonin në pushime, burri dërgoi gruan në “parajsë”

Nuk mund të shkonin në pushime, burri dërgoi gruan në “parajsë”

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Refuzojeni dhunën në çdo mundësi

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Refuzojeni dhunën në çdo mundësi

Ismaili: Kadri Veseli dje dha një mesazh se çfarë e pret Kosovën nën udhëheqjen e PDK’së

Ismaili: Kadri Veseli dje dha një mesazh se çfarë e pret Kosovën nën udhëheqjen e PDK’së

Erdogan thotë se e ka jaran Trumpin, prandaj nuk pret sanksione amerikane

Erdogan thotë se e ka jaran Trumpin, prandaj nuk pret sanksione amerikane

Haradinaj: Komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës

Haradinaj: Komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës

Apostolova thotë se për liberalizimin e vizave duhet të mbahen 95 kriteret

Apostolova thotë se për liberalizimin e vizave duhet të mbahen 95 kriteret

Haradinaj: Nëse udhëzimi për homologim shkel ligjin, anulohet menjëherë

Haradinaj: Nëse udhëzimi për homologim shkel ligjin, anulohet menjëherë

17 gjeneralë të ushtrisë turke dënohen me burgim të përjetshëm

17 gjeneralë të ushtrisë turke dënohen me burgim të përjetshëm