Sami Hamiti i kundërpërgjigjet Shpend Ahmetit: I dërgon lëndë në Prokurori (Video)

E publikuar: 30/03/2015 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Prishtinës, Sami Hamiti, ka kritikuar qeverisje e Vetëvendosjes, duke thënë se kryetari Shpend Ahmeti me politikat e tij të dështuara po i largon profesionistët nga Komuna e Prishtinës.
Në emisionin politiko-satirik “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në Tv Rrokum, ish-kryeshefi i Ekzekutivit të Prishtinës dhe ish –Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Sami Hamiti ka theksuar se qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë është shumë e dobët dhe qeverisja e tij sipas Hamitit deri me tash ka treguar parametrat mjaft të dobët.

Shefi i parlamentarëve të Prishtinës nga LDK, duke bërë paralele të qeverisjes së Isa Mustafës me ata të Shpend Ahmetit ka treguar se kjo e fundit në krahasim me të parën asht mjaft e dobët si në aspektin ekonomik, infrastrukturor, administrativ etj.

Më tej ai ka theksuar se prokurorisë i janë dërguar lëndë përmes të cilave janë denoncuar shkeljet e ligjit që pretendohet se ka kryer kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.