Sami Hamiti e Sami Kurteshi ‘rroken’ keq në konferencën e KQZ-së

29.11.2020 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sami Hamiti e Sami Kurteshi ‘rroken’ keq në konferencën e KQZ-së

Anëtarët e KQZ-së nga radhët e LDK-së dhe Vetëvendosjes janë përplasur verbalisht në konferencën për media në lidhje me zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Shkas për këtë ishte procesi i votimit në zgjedhjet e sotme për të parin e kësaj komune në të cilën garë e ngushtë pritet të zhvillohet ndërmjet kandidatit të LDK-së Nexhmi Rudari dhe atij të Vetëvendosjes Shpejtim Bulliqi.

Sami Kurteshi, anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së është ankuar për parregullsi në procesin e votimit, ku nuk janë lejuar votuesit të votojnë për shkak se të skadimit të letërnjoftimeve.

“Çështja ka të bëjë për njoftimet e vlefshme. Ka ankesa se votuesit nuk janë lejuar të votojnë për shkak se nuk kanë letërnjoftime të vlefshme, për shkak të vendimit të MPB-së se të gjithë personat në Republikën e Kosovës që nuk kanë letërnjoftime të vlefshme prej datës 1 janar 2020 të mund të votojnë me letërnjoftime të skaduar nga 1 janar 2020. Ne si KQZ i njoftuam që t’i lënë njerëzit që të votojnë, të gjithë votuesit e Republikës së Kosovës të cilëve iu ka skaduar afati më 1 janar 2020”, ka thënë Kurteshi.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se nuk është faji i KQZ-së dhe se kjo çështje është diskutuar edhe më herët. Ajo ka thënë se qytetarëve që iu ka skaduar afati i letërnjoftimit, kanë edhe dokumente tjera me të cilat ata mund të votojnë.

“KQZ nuk ka marrë vendim, sepse kjo çështje është diskutuar dhe të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut të cilëve iu ka skaduar letërnjoftimet, kanë edhe dokumente tjera. Këtë çështje e kemi diskutuar edhe më herët dhe nuk kemi marrë vendim. Vendimet e KQZ-së nuk merren në ditën e zgjedhjeve lidhur me dokumentet. Vendimet merren para ditës së zgjedhjeve ku ka mundësi të njoftohen dhe nuk mund të krijohen situata konfliktuoze. Kështu që ne nuk jemi në mbledhje, jemi në konferencë të rregullt për medie dhe vendimet merren në mbledhje të KQZ-së… Konferenca përfundon dhe ne vazhdojmë nëse kemi pika të rendit të ditës dhe nëse se e thërrasim mbledhje”, ka thënë Daka.

E pas kësaj, anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Sami Hamiti dhe ai nga radhët e Vetëvendosjes Sami Kurteshi kanë pasur një përplasje verbale lidhur me pjesëmarrjen e Institutit ‘Gani Bobi’ për exit-pol.

“Jo janë duke mbajtur konferenca për shtyp. Edhe për veturat e Ministrisë së Administratës Publike i keni marrë shënimet dhe e keni keqpërdorë ju Vetëvendosja”, ka thënë Hamiti. Kurteshi: “Edhe për atë ju njoftojmë”. Hamiti: “Nuk keni çka me na njoftuar, po i keni marrë. Edhe exit-pol, po e keqpërdorni institutin “Gani Bobi” ju jeni përgjegjës, ju po e keqpërdorni institutin Gani Bobi. Po e keqpërdorni vendimin e KQZ-së për vetura”. Kurteshi: “Veturat që janë pa kanë qenë vetura për të cilat KQZ nuk i ka njoftuar anëtarët…”. Hamiti: “Anëtari i juaj e ka marrë numrin e veturave, pas kësaj keni vazhduar”. Kurteshi: Ne i kemi informatat dhe do t’i hapim. Rrenat janë të juaja. Unë si anëtar i KQZ-së nuk kam qenë i informuar as për tabelat, as për veturat, në momentin kur është marrë vesh, ne i kemi hap”. Hamiti: S’e keni hap, po pasi i keni marrë shënimet e keni marrë konfirmimin”. Kurteshi: “Informatat do t’i hapim ne”. Hamiti: “Mos keqpërdorni, po rreni për institutin Gani Bobi”. Kurteshi: “Jo, rrenat janë të juaja dhe mos krijoni incidente kur i informojmë mediat. Mediat duhet të informohen për gjithçka, ne duhet të jemi transparent dhe kjo është transparenca”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Sami Hamiti e Sami Kurteshi ‘rroken’ keq në konferencën e KQZ-së

Sami Hamiti e Sami Kurteshi ‘rroken’ keq në konferencën e KQZ-së

VV e Podujevës: Shoferi i kandidatit të LDK-së po bën presion ndaj votuesve

VV e Podujevës: Shoferi i kandidatit të LDK-së po bën presion ndaj votuesve

​Deri në ora 15:00 në Podujevë votuan 29.76 %, në Mitrovicën e Veriut 30.3 %

​Deri në ora 15:00 në Podujevë votuan 29.76 %, në Mitrovicën e Veriut 30.3 %

Dy persona shoqërohen në polici, fotografojnë votën në Podujevë

Dy persona shoqërohen në polici, fotografojnë votën në Podujevë

16 të vdekur dhe 626 raste të reja me Covid

16 të vdekur dhe 626 raste të reja me Covid

​Kështu duken ekipet lëvizëse që mundësojnë votimin e personave me COVID-19

​Kështu duken ekipet lëvizëse që mundësojnë votimin e personave me COVID-19

Kostoja e lartë e shërimit nga koronavirusi

Kostoja e lartë e shërimit nga koronavirusi

Shqiptarët e veriut apelojnë për dalje masovike në zgjedhje

Shqiptarët e veriut apelojnë për dalje masovike në zgjedhje

​Mbi 2600 persona janë pajisur me leje-qëndrim gjatë vitit

​Mbi 2600 persona janë pajisur me leje-qëndrim gjatë vitit

​MPB sqarohet për shfrytëzimin e veturave zyrtare në zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

​MPB sqarohet për shfrytëzimin e veturave zyrtare në zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

PDK në Podujevë: LDK dhe VV po u bëjnë presion votuesve gjatë procesit të votimi

PDK në Podujevë: LDK dhe VV po u bëjnë presion votuesve gjatë procesit të votimi

Ushtari i UÇK-së që i mbushi 16 vjeç në vijat e frontit, Fadil Berisha sjell videon me rrëfimin e jashtëzakonshëm

Ushtari i UÇK-së që i mbushi 16 vjeç në vijat e frontit, Fadil Berisha sjell videon me rrëfimin e jashtëzakonshëm

​Zafir Berisha reagon për shtatoren e Skënderbeut në Prizren: Pa kurrfarë vlere artistike

​Zafir Berisha reagon për shtatoren e Skënderbeut në Prizren: Pa kurrfarë vlere artistike

KQZ: Deri në orën 11:00 në veri votuan 12.62%, në Podujevë 8.27%

KQZ: Deri në orën 11:00 në veri votuan 12.62%, në Podujevë 8.27%

​Të shtëna me armë zjarri, në një shtëpi në “Ballaban” të Prishtinës kapen armë

​Të shtëna me armë zjarri, në një shtëpi në “Ballaban” të Prishtinës kapen armë

Dimitroviq: Procesi i votimit ka nisur me kohë në veri, qytetarët po respektojnë masat anti-covid

Dimitroviq: Procesi i votimit ka nisur me kohë në veri, qytetarët po respektojnë masat anti-covid