Salzburg 2-1 Marseille: Notat e lojtarëve, Valon Berisha më i miri te austriakët

E publikuar: 04/05/2018 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marseille është finalist i sivjetmë i Ligës së Evropës.

Skuadra ku luan Valon Berish, Salzburg nuk ka arritur të eliminojë Marseillen, e cila arriti të realizoi një gol në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta pasi që ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2-0, ku me të njëjtin rezultat kishin triumfuar edhe francezët në takimin e parë të gjysmëfinales.

Rolando arriti të realizoj gol në shtesat dy herë nga 15 minuta, i cili vulosi edhe rezultatin përfundimtar 2-1.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para për lojtarët, ku më i miri në fushë ishte te skuadra e francezëve.

Dimitri Payet ishte një ndër lojtarët më të mirë në këtë takim dhe u vlerësua me notën 7.9.

Valon Berisha mori notën më të lartë te vendasit, ku u vlerësua me 7.6 sikurse Samassekou.

Më i dobëti në fushë ishte portieri i austriakëve, Walke, i cili u vlerësua me notën 6.

Marseille në finale do të takohet me Atletico Madridin, e cila eliminoi në gjysmëfinale skuadrën e Arsenalit.

Ndryshe, finalja mes këtyre dyja skuadrat do të zhvillohet më 15 maj (e martë) në stadiumin francez të Lyonit. /Telegrafi/

Salzburg

Marseille