Salihu: Thaçi tanimë ka krijuar një model të republikës në veri të Kosovës

09.05.2019 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Salihu: Thaçi tanimë ka krijuar një model të republikës në veri të Kosovës

Analisti në institutin GAP, Bekim Salihu, ia ka kujtuar presidentit Hashim Thaçi se firmën që e kishte vënë në njërën prej marrëveshjeve në Bruksel është në kundërshtim me deklaratën e tij se në Kosovë nuk do të lejohet një Republikë Serbe.

“Presidenti Thaçi tani po deklaron se nuk do të lejohet asnjë model i ‘republikës serbe të Bosnjës’ në Kosovë, por një lloj i këtij modeli tanimë është vendosur dhe atë me nënshkrimet e Thaçit (në Bruksel)”, ka thënë Salihu.

E sipas tij, ky model karakterizohet me:

– Veriu i Kosovës nuk mund të ketë komandant të policisë nga shumica shqiptare

– Në veriun e Kosovës nuk mund të hyjë FSK pa pëlqimin e NATO-së

– Të hyrat doganore nga pika 1 dhe 31 në veri të Kosovës (që janë të destinuara për katër komunat e veriut) nuk shkojnë në buxhet të Kosovës, por në ‘Fondin e veriut’ që menaxhohet nga zyra e BE-së në Kosovë.

– Universiteti serb në veri konsiderohet i ligjshëm.

– Në veri lejohet operimi i kompanive të telefonisë mobile nga Serbia.

“Për veç këtyre, Thaçi ka nënshkruar edhe të drejtën e komunave serbe që të kenë asociacion. E për më shumë se kaq, veriu është i mbuluar nga strukturat paralele të Serbisë. Këto janë ‘tiparet e veçanta të veriut’ nga bisedimet e Brukselit, disa tipare tjera ‘të veçanta’ i ka fituar ky rajon edhe nga procesi ‘Ahtisari’, prandaj Thaçi po manipulon në opinion e me opinion”, ka thënë Salihu.

Image

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mosllogaritja e duhur e TVSh-së kthen në rivlerësim tenderin për citostatik

Mosllogaritja e duhur e TVSh-së kthen në rivlerësim tenderin për citostatik

KFOR-i është i gatshëm për çdo lloj aksioni

KFOR-i është i gatshëm për çdo lloj aksioni

Haziri porosit Thaçin: Mos bëni kalkulime të fshehta se e thelloni krizën

Haziri porosit Thaçin: Mos bëni kalkulime të fshehta se e thelloni krizën

Serwer: Ndryshimi i Qeverisë e vonon çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Serwer: Ndryshimi i Qeverisë e vonon çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Bilanci i Haradinajt: taksa e ushtria, përplasja me të gjithë dhe paga 3000 euro

Bilanci i Haradinajt: taksa e ushtria, përplasja me të gjithë dhe paga 3000 euro

Molliqaj thotë se Haradinaj është dashur të diskutonte me të gjitha partitë para dorëheqjes

Molliqaj thotë se Haradinaj është dashur të diskutonte me të gjitha partitë para dorëheqjes

Zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së Haradinajt, nuk janë të domosdoshme

Zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së Haradinajt, nuk janë të domosdoshme

Trajkoviq: Çka kalkuloi Veseli dhe pse dha dorëheqje Haradinaj për të shkuar në Hagë?

Trajkoviq: Çka kalkuloi Veseli dhe pse dha dorëheqje Haradinaj për të shkuar në Hagë?

Veseli pas dorëheqjes së Haradinajt: Do të ndërmarrim hapa në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve

Veseli pas dorëheqjes së Haradinajt: Do të ndërmarrim hapa në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve

Berisha: Sa herë duhet me dëshmu se Ramushi është i pafajshëm?

Berisha: Sa herë duhet me dëshmu se Ramushi është i pafajshëm?

Çitaku pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo nuk është drejtësi

Çitaku pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo nuk është drejtësi

Haradinaj emocionohet gjatë fjalimit para mediave, nuk mund ti përmbajë lotët

Haradinaj emocionohet gjatë fjalimit para mediave, nuk mund ti përmbajë lotët

Haradinaj nuk e di nëse ndonjë lider tjetër është ftuar nga Haga

Haradinaj nuk e di nëse ndonjë lider tjetër është ftuar nga Haga

Haradinaj jep dorëhqeje, shkak ftesa e Gjykatës Speciale

Haradinaj jep dorëhqeje, shkak ftesa e Gjykatës Speciale

Zaev, pa opozitën, dorëzon në Kuvend draft-ligjin për Prokurorinë

Zaev, pa opozitën, dorëzon në Kuvend draft-ligjin për Prokurorinë

Ministri Bytyqi i jep fund zgjedhjes së drejtorëve politik në shkolla

Ministri Bytyqi i jep fund zgjedhjes së drejtorëve politik në shkolla