Salihi nuk ndalet, tjetër gol në Austri (Video)

E publikuar: 30/09/2017 09:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hamdi Salihi ka vazhduar me gola në futbollin austriak.

Sulmuesi shqiptar edhe njëherë ka qenë pjesë e formacionit bazë tek skuadra Wienner Neustadt.

Neustadt shënoi një fitore tejet të vlefshme në udhëtim tek Hartberg me rezultat minimal 1-0.

Autori i golit, Hamdi Salihi arriti të shënoj për mysafirët pasi kishin kaluar 68 minuta lojë.

Ky ishte goli i nëntë në Bundesliga 2 të Austrisë për ish-reprezentuesin shqiptar.

Pas 13 javëve të zhvilluara, Neustadt ndodhët në pozitën e parë me 27 pikë të tubuara.

Kujtojmë që Salihi iu bashkua këtë verë Neustadit pas një aventure dy vjeçare te Skënderbeu.

Salihi ka luajtur edhe më parë me skuadra austriake ku ka veshur fanellën e Rapid Vjenës dhe Ried. /Telegrafi/