Sali Berisha: Hashim Thaçi u arrestua për Ali Ukën, cimerin e tij që u gjend i vrarë

E publikuar: 23/05/2019 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa presidenti Hashim Thaçi fajëson ish kryeministrin shqiptar Sali Berishën se e ka arrestuar gjatë luftës derisa po hynte nga Shqipëria në Kosovë, Berisha jep versionin e tij rreth këtij arrestimi.

Ish-kryeministri thotë se ai nuk e arrestuar Thacin, por ai është arrestuar pasi u vra gazetari Ali Uka, të cilin sipas Berishës, Thaci e kishte cimer.

“Hashim Thaci u arrestu ne Tirane per Ali Uken, cimerin e tij që u gjend i vrarë në banesë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, thotë se në pushtetin e tij në fund të viteve ’90-ta asnjëherë

“Nuk them se Hashim Thaçi ka lidhje me vrasjen e Ali Ukës, por po tregoj pse u arrestua”, ka shtuar tutje Berisha. /Express/