Sali Berisha e quan përrallë rastin e polices që këputi gishtat, ja reagimi i Edi Ramës

E publikuar: 22/11/2018 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

sh kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social foton e një efektive policie e cila i përngjan shumë 24 vjeçares Ina Nuku, e cila sipas mjekëve ka humbur dy gishtërinj të dorës në protestën e sotme përballë kuvendit.
Berisha shkruajti pak orë më parë në rrjetin social se historia me gishtat e këputur ishte një përrallë. Më pas ka reaguar kryeministri Rama, i cili ka përdorur fjalë ofenduese duke e quajtur kafshë Berishën. Rama sqaron se janë dy vajza të ndryshme të goditura, njëra në gjendje të rëndë (Ina Nuku) dhe tjetra më lehtë.