Salah mungon, tifozët e Liverpoolit e duan Shaqirin si titullar

E publikuar: 19/10/2018 01:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mohamed Salah ka pësuar një lëndim me Kombëtaren e Egjiptit.

Egjiptiani vështirë se do të paraqitet në ndeshjen e radhës të Liverpoolit që do ta zhvillojë në udhëtim tek Huddersfield.

E mungesa e Salahut është një lajm i mirë për yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri në këtë ndeshje mund të luaj titullar, pasi është njëri nga lojtarët më të pëlqyer nga Klopp.

Gjilanasin titullar po e duan edhe tifozët e Liverpoolit dhe këtë e kanë shprehur hapur.

(Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Shumë tifozë të The Reds në Twitter kanë kërkuar nga Klopp ta fusë Xherdanin nga minuta e parë.

27-vjeçari është aktivizuar vetëm në katër ndeshje këtë edicion në Ligën Premier ku ka 96 minuta në total.

Shaqiri ka luajtur 90 minuta në Kupën e Anglisë ndërsa në Ligën e Kampionëve vetëm pesë minuta.

Gjilanasi në këto përballje ka arritur të bëjë një asistim në barazimin e Liverpoolit 1-1 në udhëtim te Chelsea. /Telegrafi/