Salah fiton çmimin ‘Puskas’, goli i tij ndaj Evertonit zgjidhet më i miri i vitit nga FIFA

E publikuar: 24/09/2018 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kryeqytetin e Anglisë, Londër, është mbajtur ceremonia e ndarjes së cmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA.

FIFA ka zgjedhur më të mirët e vitit në ceremoninë e filluar në Londër nga ora 19:30.

Çmimi i parë që është ndarë është ai për golin më të mirë të vitit i njohur si ‘Puskas’.

Ky çmim shkoi për yllin egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Salah e fitoi çmimin për golin më të mirë të vitit me golin e shënuar në derbin e madh lokal ndaj Evertonit.

Në garë përveç Salahut kishte edhe shumë emra tjerë të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Gareth Bale.

Ky çmim u nda nga Didier Drogba dhe Noel Gallagher. /Telegrafi/