Sakrifica e Mavraj, nga dëmtimi te heroi në fushë

E publikuar: 30/03/2015 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi 28 ka përjetuar madje një nga javët më speciale të jetës së tij që nisi dhe përfundoi me të si protagonist.

Ajo që lamë pas për Mërgim Mavrajn nuk ka qenë një javë si gjithë të tjerat. Mbrojtësi 28 ka përjetuar madje një nga javët më speciale të jetës së tij që nisi dhe përfundoi me të si protagonist.

Mavraj ishte në qendër të vëmendjes mediatike që në fillimin e saj për shkak të dëmtimit që pësoi dhe prezenca apo jo e tij në fushë ndaj Armenisë ishte cështje e ditës në lajmet për kombëtaren. Do të jetë apo jo. Luan apo nuk luan, e pikërisht atëherë kur tabloja informative po bëhej më e zymtë në lidhje me mundësinë e rikuperimit, vetë Mavraj punonte në aspektin fizik cdo ditë në një nga klinikat e specializuara në Tiranë , Tecar, që bëri të mundur rikuperimin e tij. Për sa i përket aspektit psikologjik, Mavrajn padyshim që e ka ndihmuar edhe besimi  i tij.

Në ditët kur prezenca e tij në fushë dukej e pamundur shkruante në profilin e tij në Facebook një thënie të mikut të tij Hoxhës Ahmed Kalaja: ” Kur njerëzit thonë shpresa vdes e fundit, ne i themi shpresa nuk vdes kurrë”! Shpresa nuk vdes kurrë një thënie e përsëritur edhe në orët para sfidës, me Mavrajn që vendosi të sakrifikonte dhe bëri injeksionin kundër dhimbjeve për të zbritur në fushë. Aty historia dihet, fillimi ishte natyrisht i vështirë me Mavrajn që në mënyrë të pavullnetshme devijoi topin në portën e Berishës. Por si cdo histori besimi e sakrifice edhe ajo e Mavrajt nuk mund të mos përfundonte me një fund të lumtur. në minutën e 77 Mërgimi gjeti goditjen fitimtare me kokë që ndryshoi gjithshka dhe pak më vonë erdhi edhe goli i fitores nga Gashi. Për Mavrajn, mbrojtësin Kuq e Zi , gjithshka mund të përmblidhet me vargjet e Kuranit, “Se pas vështirësisë, vjen lehtësimi i dyfishtë”.