Saimir Tahiri përjashtohet nga grupi parlamenti i PS-së

E publikuar: 23/10/2017 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Saimir Tahiri nuk do të jetë deputet i Partisë Socialiste deri në përfundim të hetimeve për të. Këtë e ka thënë kryeministri Edi Rama në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

“Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit të Partisë Socialiste dhe jashtë grupit parlamentar të Partisë Socialiste”, tha në fund të fjalës së tij, Edi Rama.