“Saga” e vrasjeve në Ksamil për trafikun e drogës, zbulohet vendndodhja Albi Xhezairit

E publikuar: 21/08/2017 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ndërsa të gjithë mendonin se autori kryesor i vrasjes së Aleksandër Bardhit ndodhej në arrati, e vërteta është krejt ndryshe.

Albiano Xhezairi, 21-vjec, ndodhet prej me shumë se 3 muajsh i burgosur në Athinë. Ai është arrestuar nga policia greke në nje operacion që është mbajtur i fshehtë për publikun për 6 dite me radhë.

Xhezairi është kapur në lagjen “Galatsi” të Athins më 11 maj 2017, ndërkohë që komunikata zyrtare për arrestimin e tij është bërë publike në 17 maj edhe pse pa emrin e te arrestuarit, raporton BalkanWeb.

21-vjecari ishte përfshirë në nje grup kriminal të trafikut te drogës nga Shqiperia në Greqi dhe kishte rolin e personit që vinte nga Athina ne kufirin e gjelbër, merrte drogen dhe e magazinonte ate ne banesën qe kishte me qera në Athine për ta shitur më pas. Kontrolli në banesë i zbuloi atij mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistolete, 1 thikë dhe 1 peshore.

Burime nga Komisariati i Policise Sarandë bejne me dije për BalkanWeb se jane njoftuar kohet e fundit per arrestimin e Xhezairit dhe kane derguar prane zyres se Interpolit, dokumentacionin e nevojshem per ekstradimin e tij. Burime konfidenciale thone se edhe pse 21-vjec, Xhezairi konsiderohet person me rrezikshmeri te larte shoqerore, nderkohe qe ka arritur te krijoje kontakte edhe me persona me precedente te forte te botes se krimit ne Athine.