Sadio Mane tregon pikën e dobët të Neymarit, e kalon me një driblim të hatashëm

E publikuar: 19/09/2018 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja mes Liverpoolit dhe PSG-së doli të jetë interesante, ku në fund fitore shënuan anglezët me rezultat 3-2.

Ka pasur shumë momente shumë të bukura në ndeshje, por një i jashtëzakonshëm ishte kur Sadio Mane e ‘trullosi’ Neymarin me një driblim shumë të bukur.

Braziliani kishte një paraqitje jo të kënaqshme në Anfield, ndërsa përfundoi si ‘viktimë’, kur ai shumë shpesh i shndërron  mbrojtësit kundërshtarë në nj gjë të tillë.

Në minutën e 25-të, futbollisti më i shtrenjtë në botë u gjend përballë Manes në anën e djathtë.

Siç e dimë, Neymar nuk i pëlqen të luajë shumë bë mbrojtje dhe shkaku i kësaj ai ‘u shkatërrua’ krejtësisht nga numri 10 i Liverpoolit.

Një driblim i  shpejtë dhe ndryshim i drejtimit, bëri që ta dërgojë Neymarin në anën e kundërt, ndërsa Mane u fut në zonë dhe gjuajti në portë, por pa sukses.

Loja emocionuese në Anfield u mbyll me rezultat 3-2 ku finalistët e edicionit të shkuar, fituan me golin e Roberto Firminos. /Telegrafi/