Sa votues dolën në vitet 2010 dhe 2014 deri në orën 15:00 e sa tani?

E publikuar: 11/06/2017 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas statistikave të marra nga zgjedhjet e kaluara parlamentare në Kosovë, ato në vitin 2010 dhe 2014, deri në orën 15:00, numri i votuesve ishte shumë më i madh krahasuar me vitin 2017.

Në vitin 2010, deri në orën 15:00, përqindja e qytetarëve që dolën në zgjedhje parlamentare ishte 34.20 për qind, ndërsa në vitin 2014, arriti në 27,5 për qind, shkruan Gazeta Express.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e orës 15:00 dhe del se 27,69 për qind të qytetarëve arritën të dalin në votime.

Numri i votuesve tashmë ka arritur në 510.564.

Të dhënat për këto zgjedhje parlamentare mund të ndryshojnë në pak përqindje, mirëpo Gazeta Express do t’ju sjellë në vazhdimësi ndryshimet e bëra në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve…