Sa shpesh guxoni të masturboni

E publikuar: 11/05/2018 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qoftë nëse e bëni dy herë në javë apo dy herë në ditë, me siguri se masturboni rregullisht. Por, sido që të jetë, në një fazë të jetës tuaj jeni brengosur se a jeni duke masturbuar shumë shpesh.

Lajmi i mirë? Nuk ka ndonjë numër magjik se sa shpesh guxoni të masturboni brenda dite apo jave.

Në fakt, studimet e shumta tregojnë se 27% e meshkujve të moshës 30-39 vjet masturbojnë të paktën një herë në javë, ndonëse kjo shifër varion nga mosha.

Megjithatë, siç shpjegojnë ekspertët, numri se sa shpesh masturboni nuk është problem derisa fillon të ndikojë negativisht në jetën tuaj.

P.sh., nëse e keni lënduar vetën, keni probleme seksuale me partneren apo nuk mund të përqendroheni në asnjë detyrë sepse mendoni për masturbim, atëherë ky është duke ndikuar në mënyrë negative në jetn tuaj. /Telegrafi/