Sa persona në Kosovë i morën 170, 130 dhe 100 euro gjatë javës së fundit

E publikuar: 20/06/2020 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është duke vazhduar zbatimi i masave për ndihmë të bizneseve dhe punëtorëve.

Derisa në mëngjesin e sotëm ministrja e Financave tregoi se sa personave në Kosovë iu bënë pagesat.

Bajrami ka treguar se Ministria e Financave gjatë këtij muaji ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i vendit Avdullah Hoti.

Hoti tha se ndihet i lumtur meqë kjo ndodhi brenda dy javësh të punës intensive të qeverisë me të cilën ai udhëheq.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejte 10668 qytetarë

  • ➡️Nga 170 euro për paga mujore
  • ➡️Nga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve
  • ➡️Nga 130 euro punëtorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë
  • ➡️Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj
  • ➡️Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve”, ka njoftuar Hoti.