Sa para morën sulmuesit për t’a rrahur drejtorin e burgjeve, Sokol Zogaj? (FOTO)

E publikuar: 30/08/2017 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka identifikuar sulmuesit e Sokol Zogajt falë denoncimit të babait të njërit prej sulmuesve.

Insajderi ka mësuar se babai i njërit prej sulmuesve i ka treguar Policisë së djali i tij, së bashku me dy persona tjerë kanë rrahur drejtorin e Shërbimit Korrektues.

Ai i ka thënë Policisë së i biri i tij është paguar 500 euro për pjesëmarrjen në këtë sulm.

“Në mbrëmje duke i shikuar lajmet, djali ka treguar se këtë person e kanë rrahur sot dhe është paguar 500 euro”, i ka thënë Policisë babait i sulmuesit.

s_1504081151-1178952

Me ta dëgjuar rrëfimin ai ka shkuar në Polici dhe ka treguar.

Falë këtij bashkëpunimi, Policia ka identifikuar Blerim Abdullahun, Burim Zhejqiq dhe Guri Mulollin si sulmues, por ende nuk ka arritur t’i arrestojë ata. Ka kryer një aksion bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarve dhe ka konfiskuar veturën që dyshohet se është përdorur ditën e sulmit.

Policia nuk ka pranuar të flas lidhur me këtë çështje.

Zogaj ishte rrahur dy javë më parë në hyrje të banesës së tij në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ai po shkonte në punë atë ditë pa shoferin e tij.

Prej dy ditësh shoferi i Zogajt ishte i sëmurë dhe nuk ishte zëvendësuar me një tjetër, ani se prej kohësh është përballur me kërcënime të ndryshme për shkak të punës si drejtor i Shërbimit Korrektues.

Zogaj ishte rrahur me mjete të forta. Si pasojë e goditjeve në kokë kishte pësuar dëmtime dhe qarje në.

Në një rrëfim për Insajderin, ditën që ishte rrahur, Zogaj dyshonte kishte disa pista se kush mund të qëndrojë prapa sulmit, por nuk përmende emra konkret.

“Duke shkuar në punë, t’u dalë prej banesës, dy persona të panjohur më kanë sulmuar në katin e parë. Meqë aty është errësirë, nuk kamë mundur me i identifikuar. Ata më kanë gjakosë, dhe kam qenë në gjendje shumë të rëndë.

Zogaj prej se ka ardhur në krye të shërbimit thotë se ka ndërmarrë veprime ligjore për të parandaluar parregullsitë, përfshirë ndalimin e kontrabandës dhe largimin nga puna të të korruptuarve.

“Pasi jam ardhur unë ushtrues i detyrës si drejtor, jam mundu me ngrit nivelin e sigurisë, dhe do lëshime që janë bërë më herët, nuk i kam toleruar. Nga kjo rrjedh që kjo dikujt nuk i ka konvenuar”, kishte thënë ai.