Sa me fat gjermanët, ja se sa po i pasuron finalja e CH.League

E publikuar: 27/05/2015 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Finalja e Ligës së Kampionëve po afron dhe bashkë me të po afrohen edhe vizitat e shumta të turistëve nga mbarë bota. Sipas një studimi të “OneFootball”, kjo finale do të thyej rekordet e përfitimit në finalet e Ligës së Kampionëve.

Vlerësimet paraprake tregojnë se turistët do të shpenzojnë rreth 5.005.800 milion funta, duke llogaritur udhëtimin, shpenzimet e udhëtimit, vizitat e shumta, ushqimet dhe pijet.

Fat i madh për gjermanët është se tifozët e Barcelonës dhe Juventusit janë nga më të pasurit në Evropë dhe se pritet numër rekord edhe i udhëtimit dhe shpenzimeve të tyre.

Tifozët e Barcelonës pritet të jenë në numër më të madh dhe do të bëjnë më shumë shpenzime./Indeksonline/