Sa do të kushtojë Sony Xperia Z3+?

E publikuar: 28/05/2015 02:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sony prezantoi dje telefonin inteligjent Xperia Z3+, i cili është një version i Xperia Z4 për tregjet në të gjithë botën. Dyqani britanik Clove është i pari që ka filluar të pranojë porositjet për këtë telefon inteligjent. Blerësit mund të rezervojnë një pajisje në ngjyrë të zezë, të bardhë ose në ngjyrë bakri. Sony nuk e zbuloi çmimin e telefonit ditën që ajo e prezantoi, megjithatë Clove ka caktuar një çmim për këtë telefon, që është 845 dollarë.

Sony Xperia Z3+ përmban ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 x 1920. Ai fuqizohet nga procesori Snapdragon 810 SoC me tetë bërthama me shpejtësi 2.7GHz, kartat grafike Adreno 430, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme.

Kamera e pasme është 20.7 megapikselë, ndërsa kamera ballore është 5 megapikselë. Telefoni ka bateri me kapacitet 2930mAh dhe ofron lidhjet 4G LTE, Wi-Fi, Bluetooth dhe NFC. Ai ka të instaluar sistemin operativ Android 5.0. Sony Xperia Z3+ ka marrë certifikimin IP 65/68, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.