Russia akuzon Google për mosveprim në përputhje me ligjet e saj

E publikuar: 28/11/2018 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbikëqyrësi rus i komunikimeve tha se gjiganti i teknologjisë Google nuk ka vepruar sipas ligjit rus që kërkon të fshihen rezultatet e kërkimit për organizatat që janë të ndaluara në Rusi.


Roskomnadzor tha se mund ta godasë Google me gjobën maksimale prej 700 mijë rublash, apo rreth 10 mijë dollarë, nëse kompania gjendet fajtore për akuzat.

Vendimi përfundimtar për rastin do të merret në dhjetor, tha Roskomnadzor.


Google nuk pranoi të komentojë.

Gjatë pesë vjetëve të fundit, Rusia ka miratuar ligje më të ashpra për internetin, përfshirë ato që kërkojnë nga motorët e kërkimit si Google, që të fshijnë disa rezultate kërkimi.

Për momentin, mjetet e vetme që Rusia ka për t’i zbatuar këto ligje janë gjobat prej disa mijëra dollarësh – një dënim i vogël për firmat multi-miliardë dollarëshe të teknologjisë në Silicon Valley. /REL