Rusia thotë se informacioni i CIA-s ndihmoi për parandalimin e sulmeve terroriste

E publikuar: 17/12/2017 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kremlini tha të dielën se Agjencia Qendrore amerikane e Zbulimit, CIA u kishte dhënë autoriteteve ruse informacion që bëri të mundur parandalimin e një sërë sulmesh me bomba të Shtetit Islamik të planifikuara për në Shën Peterburg.

Kremlini tha se Presidenti rus, Vladimir Putin e telefonoi Presidentin Donald Trump për ta falenderuar për informacionin e CIA-s.

Rusia tha se informacioni ishte aq i rëndësishëm saqë shërbimi i sigurisë FSB, u vu në gjurmët e të dyshuarve që po planifikonin sulme vetëvrasëse me bomba të shtunën në Katedralen dyshekullore Kazan dhe objekte të tjera.

Moska tha se Presidenti Putin i kërkoi udhëheqësit amerikan t’i shprehte mirënjohjen CIA-s dhe se Rusia do të ndajë me Shtetet e Bashkuara informacionin që ka mësuar për sulme të mundshme terroriste në Shtetet e Bashkuara, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën.

Telefonata e së dielës mes dy udhëheqësve ishte e dyta në katër ditë.