Rusia shqetësohet nga afrimi i Suedisë dhe Finlandës me NATO-s

E publikuar: 13/04/2015 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e jashtme ruse ka thënë se afrimi që po vërehet kohëve të fundit i Suedisë dhe Finlandës me NATO-s përbëjnë “shqetësim serioz”.

Komentet janë bërë dje pasi ministrat e mbrojtjes së Suedisë, Finlandës, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës, përmes një artikulli të botuar në një gazetë kanë thënë se Evropa veriore duhet të përgatitet për kriza të mundshme apo incidente për shkak të Rusisë.

Finlanda e cila gjendet në kufi me Rusinë, dhe Suedia nuk janë anëtare të NATO-s, por ato e kanë rritur bashkëpunimin me aleancën trans-atlantike.

Kryeministri finlandez, Alexander Stubb, deklaratën ruse e ka quajtur “gjëmim me shpatë”. /rel/