Rusia shënon mbi 6,100 raste të reja të koronavirusit

E publikuar: 19/07/2020 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë regjistruar 6,109 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të madh në botë shkoi në 771,546 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 95 raste fatale dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 12,342.

Ndryshe, më shumë se 550 mijë njerëz tashmë janë shëruar nga sëmundja që e ka përfshirë tërë botën.

Rusia është në mesin e vendeve me numrin më të lartë të të infektuarve në botë, por ka dukshëm më pak viktima se Shtetet e Bashkuara dhe Brazili.