Rusia – SHBA-së: Mos e përsërit më sulmin në Siri

E publikuar: 12/04/2017 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka thënë sot sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, se është e rëndësishme që të mos lejohet përsëritja e sulmeve amerikane në Siri.
Tillerson u takua sot me Lavrovin në Moskë, transmeton Express.

Ai shtoi se pret diskutime të sinqerta me Tillersonin për të formuar një koalicion më të gjerë kundër terrorizmit.