Rusia: SHBA-ja nuk mund t’i zgjidhë vetë problemet e botës, i duhet ndihma e Moskës

E publikuar: 02/11/2016 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë sot se administratës së ardhshme amerikane do t’i duhet të punojë me Moskën, për t’i zgjidhur krizat e botës, si dhe argumentoi se procesi i paqes në Siri është sabotuar nga vendet e tjera të përfshira në bisedime.

Disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Lavrov i bëri këto komente gjatë një vizite në Greqi, te anëtarja e NATO-s dhe BE-së, e cila mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë, transmeton Express.

“Nëse e mbani në mend, para disa muajsh Obama kishte thënë këtë: ‘Ne jemi ata të cilët duhet t’ua tregojnë rregullat të tjerëve.’ Mund të jetë treguar arrogant, por të paktën ka qenë i sinqertë,” tha Lavrov.

“Kjo është mënyra se si partnerët tanë amerikanë mendojnë, që do të thotë se do të na duhet të kalojmë nëpër një periudhë të dhimbshme të realizimit se askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm,” ka thënë Lavrov./Express/