Rusia ndërmerr hapa të mëtejshëm për të kufizuar aksesin në Telegram

E publikuar: 04/05/2018 00:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rusia ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të kufizuar qasjen e aplikacionit popullor të mesazheve Telegram, duke bllokuar 50 anonimizues të internetit dhe shërbime VPN, siç raportohet nga Meduza.

Megjithatë, Roskomnadzor, organi ekzekutiv federal i vendit, përgjegjës për censurën, nuk do të zbulojë se cilat shërbime janë bllokuar.  Muajin e kaluar, një gjykatë ruse vendosi që Telegram duhet të bllokohej në vend, pas disa muajsh të përplasje midis kompanisë dhe Roskomnadzor.

Për të zbatuar ndalimin, ISP-të vendase kanë kufizuar qasjen në Telegram duke bllokuar 15.8 milionë IP në platformat cloud, Amazon dhe Google.

Rezultati ishte mjaft i çrregullt, pjesërisht për shkak se grumbujt e bizneseve të Rusisë gjithashtu kryejnë biznese nëpërmjet këtyre shërbimeve cloud, duke çuar në keqfunksionime në shërbimet bankare në internet dhe shërbimet me pakicë.

Këto zbatime të reja duket të jenë në reagim ndaj pyetjeve më të hershme nga rregullatori i telekomunikacioneve të Rusisë duke i bërë thirrje faqes APK Mirror për të ndaluar shërbimin e ofruesve të aplikacioneve dhe VPN për të bllokuar mesazhet e Telegram. /PCWorld Albanian