“Rusia mund ta pushtojë Evropën për 48 orë, mjafton që Putin të jap urdhër“

E publikuar: 17/12/2016 08:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ish-drejtues i NATO-s thotë se Europa është në mëshirën e ndonjë sulmi të menjëhershëm të Rusisë dhe pa asnjë plan për t’iu përgjigjur përpjekjes për një pushtim të mundshëm.
Gjenerali Richard Barrons thotë se Rusia mund të vendosë në përdorim aeroplanë, anije dhe trupa dhe mund të pushtojë territoret e Europës brenda 48 orëve nëse dëshiron.

Ish-shefi i Komandës së Forcave të Përbashkëta paralajmëron se në rast se vende si Franca, Gjermania apo Italia nuk e marrin seriozisht agresionin e Rusisë, kjo mund të pasohet me humbjen e tokës, detit apo hapësirës ajrore.

Vendet në kufi me Rusinë e drejtuar nga presidenti Putin janë të shqetësuara nga kërcënimet e fqinjit, por ky nuk është prioritet i shteteve të Europës qendrore dhe jugore.

Shumica e vendeve të bllokut të BE-së janë fokusuar në rrezikun e rritur terrorist dhe krizën e emigrantëve duke lënë mënjanë kërcënimet e kësaj natyre, thotë Barrons.