Rusia ka promovuar në Twitter referendumin Brexit përpara zgjedhjeve

E publikuar: 16/11/2017 02:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Llogari Ruse në Twitter kanë postuar thuajse 45,000 mesazhe rreth Brexit 48 orë përpara se të mbahej referendumi vitin e kaluar në përpjekje për të ndikuar në votën e Britanikëve e cila i shihte jashtë Bashkimit Evropian.

Kjo deklaratë e bujshme erdhi nga media Britanike The Times dhe citonte një hetim kryer nga Universiteti Swansea dhe Universiteti i Kalifornisë i cili tregonte sesi llogari Ruse në Twitter kishin publikuar cicërima rreth Brexit.

Sipas gazetës shumica e cicërimave inkurajonin Britanikët të votonin pro Brexit. Hetimi gjurmoi 156,252 llogari Ruse të cilat kishte përmendur #Brexit duke bërë thirrje për pavarësinë e Britanisë nga BE-je.

Shumica e mesazheve kanë ardhur nga llogari të automatizuara. Më 23 Qershor 2016, 17.4 milion Britanikë votuan pro daljes së Britanisë nga BE-ja dhe 16.1 milion kundër.

Rusia vazhdimisht ka mohuar ndërhyrje në punët e jashtme të vendeve të huaja.

Kryeministrja Britanike Tereza Mej akuzoi ditën e Hëne Rusinë për ndikim të rezultateve të zgjedhjeve në Britani.

Nga ana tjetër zyrtarët Rusë mohojnë akuzat duke thënë se perëndimi ka nisur një fushatë histerie kundër Rusisë. /PCWorld Albanian