Rusia fton Perëndimin të mos e përkrahë Ushtrinë e Kosovës

E publikuar: 21/12/2018 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi Rusë në OSBE Aleksandar Lukasheviq ka deklaruar se vendim i Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri është i paligjshëm dhe duhet të tërhiqet, ndërsa ka theksuar se Rusia e ndan shqetësimin me Serbinë lidhur me këtë, transmeton Koha.net.

“Jemi të bindur se vendimi i paligjshëm i Qeverisë në Prishtinë, i cili është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës, duhet të tërhiqet menjëherë. Lusim mbikëqyrësit perëndimorë që të përpiqen për këtë”, citon agjencia ruse tass të ketë thënë Lukasheviq në Vjenë.

Sipas tij, formimi i kësaj Ushtrie, do ta shtojë mundësinë e hapjes edhe të një konflikti në rajon.