Rusi 2-2 (3-4) Kroaci, notat e lojtarëve

E publikuar: 08/07/2018 06:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kroacisë ka arritur të fitojë pas penalltive ndaj Rusisë me rezultat 4-3 në ndeshjen çerekfinale, pasi ndeshja pas 120 minutave përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Kroacia ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku do të takohet me Anglinë.

Kroacia (Getty Images)

Golat në ndeshjen e rregullt u shënuan nga Denis Cheryshev (31′) dhe Mario Fernandes (115′) për rusët, ndërsa për kroatët shënuan me anë të Andrej Kramaric (39′) dhe Domagoj Vida (101′).

Në penallti më të saktë ishin kroatët duke arritur të shënojnë katër herë, ndërsa rusët humbën dy penallti dhe kështu kroatët siguruan fitoren.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushorin Luka Modric, i cili u vlerësua me notë 9.2, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin rus, Igor Akinfeev që u notua me 5.7. /Telegrafi/

Rusia:

Kroacia: