Rusal "reformohet" në këmbim të largimit të sanksioneve të SHBA-së

28.04.2018 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rusal "reformohet" në këmbim të largimit të sanksioneve të SHBA-së

Manjati i gjigantit rus të aluminit, Oleg Deripaska ka pranuar ofertën e Shteteve të Bashkuara për t’u liruar nga sanksionet, duke njoftuar për dorëheqjen e tij nga bordi dhe reduktim të aksioneve të tij në më pak se 50 përqind në kompaninë Rusal.

Këto ndryshime janë bërë të ditura më 27 prill nga kompania e Deripaskas En+, e cila zotëron 48 përqind të prodhuesit më të madh të aluminit në Rusi.

Rusal njihet si kompania e dytë në botë për prodhim të aluminit.

Qeveria amerikane ka vënë sanksione ndaj kompanisë së Deripaskas En+ dhe Rusal, sikur ndaj shumë bizneseve dhe politikanëve tjerë të elitës ruse, duke shkaktuar rënie të mëdhe në tregun e aksioneve të Rusisë dhe ulje të vlerës së valutës ruse.

Aksionet e kompanisë Rusal kanë rënë dukshëm prej kur SHBA-ja ka vënë sanksione, duke rritur shqetësimet se kompania ka mundësi të mos jetë më pjesë e tregut.

Sanksionet në fjalë i ndalojnë kompanisë Rusal të bërit biznes në Shtetet e Bashkuara apo me personat që kanë shtetësi amerikane nga 23 tetori.

Mirëpo aksionet janë parë tek rriten këtë javë pas njoftimit të Departamentit amerikan të Thesarit se është duke konsideruar largimin e sanksioneve kundër kompanisë Rusal nëse Deripaska largohet nga udhëheqësia.

Thesari ka njoftuar se sanksionet kanë shënjestruar Deripaskan dhe persona të tjera që kanë përfituar nga lidhje të ngushta me Kremlinin dhe nuk kanë pasur qëllim të dëmtojnë “punëtorët që varen nga puna në Rusal”.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe manjati rus, Oleg Deripaska

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe manjati rus, Oleg Deripaska

Ende nuk është bërë e qartë nëse vendimi i Depripaskas për t’u larguar nga bordi i drejtorëve të En+ dhe të heqë dorë nga një pjesë e aksioneve do të përmbushë kërkesat e Thesarit amerikan për të larguar kompaninë Rusal nga lista e sanksioneve.

Ndërkohë një zëdhënës i Thesarit amerikan ka thënë pas njoftimit se “ulja e përqindjes së pronësisë nga një individ i sanksionuar nuk përbën domosdoshmërisht bazë për t’u larguar nga lista”.

Thesari “kryen një hetim të detajuar të fakteve dhe shkaqeve të secilit rast veç e veç”, ka njoftuar ai.

Agjencia e lajmve Reuters, ka njoftuar duke cituar burime se “persona të afërt me çështjen”, kanë deklaruar se kompania Rusal është duke planifikuar që të shkojë përtej masave të njoftuara më 27 prill dhe se shumë shpejt do të emërojë një bord të pavarur dhe udhëheqësi të re me shpresën se do të largohet nga lista e sanksioneve të SHBA-së.

“Rusal është në kontakt me autoritetet amerikane dhe shpreson se këto masa do të jenë të mjaftueshme për t’u larguar nga lista”, i ka thënë po i njëjti burim Reutersit.

Aktualisht, Evropa është tregu më i madh i kompanisë Rusal, pasi 42 përqind e produkteve të kompanisë janë shitur në këtë territor vitin e kaluar.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lirohet pjesëtari i FSK-së, i arrestuar dje në Konçul

Lirohet pjesëtari i FSK-së, i arrestuar dje në Konçul

The Guardian: Vuçiqi jeton me intriga politike

The Guardian: Vuçiqi jeton me intriga politike

Pacolli zhvleftëson Platformat e liderëve, sheh zgjedhje vitin e ardhshëm

Pacolli zhvleftëson Platformat e liderëve, sheh zgjedhje vitin e ardhshëm

Haradinaj kundërshton arrestimin e ushtarit serb të FSK-së në Konçul

Haradinaj kundërshton arrestimin e ushtarit serb të FSK-së në Konçul

Ekipi menaxhues për formimin e asociacionit përbëhet vetëm nga Serbë

Ekipi menaxhues për formimin e asociacionit përbëhet vetëm nga Serbë

Zyrtare: Gjilani do të qeveriset nga LDK, AAK dhe AKR

Zyrtare: Gjilani do të qeveriset nga LDK, AAK dhe AKR

Gjykata vendos rreth të akuzuarit për djegien e kufomave në Krushë të Vogël

Gjykata vendos rreth të akuzuarit për djegien e kufomave në Krushë të Vogël

Haradinaj nuk merr pjesë në manifestimin ‘Takimet e Vendlindjes 2018’ në Medvegjë

Haradinaj nuk merr pjesë në manifestimin ‘Takimet e Vendlindjes 2018’ në Medvegjë

Vazhdon largimi i të rinjve nga Maqedonia

Vazhdon largimi i të rinjve nga Maqedonia

Rusal "reformohet" në këmbim të largimit të sanksioneve të SHBA-së

Rusal "reformohet" në këmbim të largimit të sanksioneve të SHBA-së

Opozita: Zëvendësministrat më shumë e pengojnë njëri-tjetrin sesa punojnë

Opozita: Zëvendësministrat më shumë e pengojnë njëri-tjetrin sesa punojnë

Shuma marramendëse që Serbia ka shpenzuar për lobim kundër Kosovës

Shuma marramendëse që Serbia ka shpenzuar për lobim kundër Kosovës

Prokuroria hesht, IPK-ja trajton rastin e deportimit gabimisht

Prokuroria hesht, IPK-ja trajton rastin e deportimit gabimisht

Përleshje masive mes punëtorëve të Bechtel-Enkas, një dërgohet në spital- gjashtë të tjerë arrestohen

Përleshje masive mes punëtorëve të Bechtel-Enkas, një dërgohet në spital- gjashtë të tjerë arrestohen

Rreth 70.35% e banesave përdorin drurin për ngrohjeje

Rreth 70.35% e banesave përdorin drurin për ngrohjeje

Borxhi i qeverisë Haradinaj pritet të arrijë 2 miliardë euro

Borxhi i qeverisë Haradinaj pritet të arrijë 2 miliardë euro