Rummenigge: Lewandowski nuk largohet, ndeshjen e kthimit do të shpërthejë

E publikuar: 30/04/2018 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge, ka thënë se Robert Lewandowski është i pazëvendësueshëm dhe se nuk largohet nga klubi.

Rummenigge i  ka dalë në krahë sulmuesit që gaboi shumë raste në ndeshje me Real Madridin.

“Më duket një bisedë qesharake kjo që po thuhet”.

“Lewandowski i ka shënuar 39 gola këtë vit me ne. Jemi shumë të lumtur që ai do të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm”.

“Ai është një makineri golash dhe këtë do të keni mundësi ta shihni edhe në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Rummenigge.

Bayern Munich ka humbur në shtëpi me rezultat 2-1 dhe të martën kërkon revanshin në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi polak ka qenë i lidhur me Real Madridin këtë edicion dhe vazhdon të mbetet objektiv i tyre për afatin kalimtar të verës.  /Telegrafi/