Rulotën e vjetër e shndërroi në një shtëpi luksoze me rrota (Foto)

E publikuar: 20/07/2018 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këto foto tregojnë se me përkushtim dhe mund gjithçka mund të arrihet, siç është rasti i rulotës së vjetër që është shndërruar në një shtëpi luksoze në rrota.

Rulota e ngjitur në veturën e vjetët Land Rover është e vendosur në High Bickington të Devonit, Angli, e cila para se t’i nënshtrohej riparimit ishte e mbuluar nga ndryshku, transmeton Telegrafi.

Ajo tani mund të merret me qira, dhe çmimi për një natë kushton 95 funte. Por, është interesant se si brenda saj nuk mungon pothuajse asgjë.

Pronari i saj i kishte kaluar mbi dymijë orë punë që këtë rulotë të vjetër ta shndërroi në vendin e preferuar për një vikend.

Brenda saj gjendet dhoma e gjumit për qift, kuzhina, tualeti i ngjashëm me ata të hotelit dhe pajisjet tjera moderne. Sikur kjo të mos mjaftonte, ekziston hapësira e veçantë për ruajtjen e shisheve të verës.

Ndërkaq të gjithë të interesuarit që dëshirojnë vikendin ta kalojnë brenda saj edhe në netët e ftohta me borë, nuk duhet të brengosen pasi është vendosur kamini i cili ka oxhakun modern. /Telegrafi/