Rukiqi: Qeveria t`i kompensojë bizneset për dëmet që u janë shkaktuar

E publikuar: 16/07/2020 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë për Front Online, se Qeveria duhet të jetë në gatishmëri për t`i kompensuar dëmet që janë duke i`u shkaktuar bizneseve pas vendosjes së masave kufizuese.

“Kjo nuk nënkupton që të mos merremi edhe me pjesën ekonomike dhe të mos merremi me kërkesat e këtyre bizneseve që janë të drejta. Kryesisht këtyre bizneseve pavarësisht që nuk punojnë me kapacitet të plotë, ose disa prej tyre nuk punojnë fare, kostot fikse ju mbesin. Ne po konsiderojmë që ato duhet të mbulohen nga ana e Qeverisë, për periudhën se sa do të zgjasin kufizimet”, ka thënë Rukiqi për Front Online.