Rukiqi bën thirrje që institucionet të formohen sa më shpejtë: Prioritet të jetë rikuperimi nga pandemia

E publikuar: 14/03/2021 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e re duhet ta ketë prioritet rikuperimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia, mirëpo kjo nuk mund të bëhet pa një plan konkret të daljes nga situata e krijuar prej pandemisë, tha në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

Rukiqi thotë se dalja nga pandemia lidhet drejtpërdrejtë me vakisinimin e popullatës, që siç thotë ai, kjo do t’i hapte rrugë lehtësirave për bizneset, mirëpo ai thekson nevojën që investimet kapitale duhet të vazhdojnë e cila do të mundësonte qarkullimin e shpejtë të parave dhe ruajtjen e vendeve të punës.

“Ne e kemi bërë të qartë që çdo Qeveri duhet ta ketë prioritet për këtë vit rikuperimin e pasojave që i ka shkaktuar pandemia në ekonomi, por kjo nuk mund të bëhet pa e pasur një plan të qartë të daljes nga pandemia se tash vendet po flasin për një dinamik dhe një kalendar të daljes nga pandemia që është i lidhur drejtpërdrejtë nga vaksinimi i popullsisë dhe paralel me këtë të ndërmerren edhe veprime që shkojnë prej lehtësirave që mund të jenë për bizneset nga falja e gjobave, pastaj lehtësirat e ndryshme tatimore dhe deri tek ndihmat direkte financiara, por paralel me këtë duhet të vazhdojnë edhe investimet kapitale sepse ekonomia ka nevojë për para që futet shpejtë në qarkullim dhe e cila mund të ndihmojë në ruajtjen e vendeve të punës”.

Rukiqi ka folur edhe pakot të cilat ishin ndarë për bizneset, mirëpo ai thotë se pakot nga bizneset janë konsideruar të pamjaftueshme.

Mes tjerash ka potencuar që qeveria duhet të merr veprime konkrete për të ju dal në ndihmë bizneseve deri kur të kthehen në normalitet.

“Deri tash po konsiderohen të pamjaftueshme ky është koment i bizneseve, dhe realisht edhe pse ligji për rimëkëmbje ekonomike i ka paraparë 200 milionë euro ndihmë direkte për bizneset kjo nuk u realizua në praktikë dhe nuk u fut as si pjesë e buxhetit për më shumë edhe kur u proklamua si rimëkëmbje shumica e atyre mjeteve shkuan për skema sociale por jo si ndihma direkte për bizneset dhe kjo duhet me ndryshu, ne nuk presim vazhdimisht që të kemi kësi lloj infuzione nga Qeveria, pra në një moment biznesi kthehet në normalitet por së paku deri sa të arrihet në normalitet ose ai kthimi në pikën zero duhet edhe një veprim i Qeverisë”.

Ndërsa ai ka thënë se sa më shpejtë duhet të krijohen institucionet vend, sic ka thënë ai institucionet stabile janë shtylla më e rëndësishme e zhvillimit ekonomik.

“Gjithmonë institucionet stabile janë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe një lloj garancie për stabilitet i cili pastaj kthehet apo më mirë më thënë është një lloj aguri i mirë për qëndrimet në raport me investimet dhe krijimin e vendeve të punës dhe bëjnë thirrje që të ketë sa ma shpejtë institucione dhe shpresojmë që kësaj here do të jenë institucione stabile që e kanë një fuqi të mjaftueshme për ndërmarrjen e reformave që janë të nevojshme në një mandat të plotë”, tha ai