Rugova: Lutfi Haziri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në LDK, ne do ta mbështesim

E publikuar: 22/02/2021 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Naser Rugova, ka thënë se kryetari i ri i LDK’së duhet të ketë profilin politik të këtij subjekti, raporton Gazeta Express.

I ftuar në emisionin T7 në Frontal me Arsim Lanin, ai ka thënë se kandidatë për këtë pozitë mund të jenë Anton Quni, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku e Lutfi Haziri.

Lexo Edhe:
Djali i Nenad Rashiqit rrihet me çekiç nga 30 persona

“Janë dalur në opinion disa emra. Zoti Quni është një ministër shumë i mirë, që ka kontribu shumë për LDK’në. Po kemi edhe njerëz tjerë Kujtim Shalën, Abdixhikun por edhe Lutfi Hazirin që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.Mund të dal edhe një njeri tjetër dhe ne do ta mbështesim atë”, ka thënë ai.

Rugova ka thënë se nuk e ka menduar kandidimin e tij për këtë pozitë për shkak të angazhimeve që ka.