Rugova: Kurti nuk është kandidat i përbashkët për kryeministër

E publikuar: 15/08/2019 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka thënë se Albin Kurti nuk është kandidat i përbashkët për kryeministër.

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka treguar se i kujt do të jetë kandidati për kryeministër, në rast se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje vendosin që të shkojnë së bashku në zgjedhje.

Rugova tha se kreu i VV-së Albin Kurti nuk është kandidat i përbashkët, duke shtuar se kandidati do jetë nga LDK.

“Nëse do të ketë lëvizje deri atëherë, LDK dhe VV do të dalin me një listë të përbashkët. E listës do i prijë LDK”, ka thënë ai në T7.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i VV-së, Albin Kurti u takuan të vetëm në një restorant në kryeqytet.

Ndërkohë, LDK dhe Vetëvendosje ka kohë që kishin filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.

Më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit.