Rugova e Hashimi apo dy murgjit e historisë politike shqiptare

E publikuar: 09/11/2015 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Labinot Gjini

Sot, në UNESCO mbarë shqiptarët patën rastin për të parë “live” se më kë ka negociuar dhe ka nënshkruar marrëveshje për interesat e brendshëme të Kosovës pushteti i PLDK-së. Sërbia ka mbajtur dhe po mban një qëndrim armiqësie agresive ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe ajo asesi nuk ka ndryshuar në këtë aspekt prej kohës së Millosheviqit. E si të ndryshonte Serbia kur në krye të saj janë të gjithë këlyshët e Millosheviqit ?! Megjithëse të gjitha faktët flisnin kundër një politike “pacifiste përulëse” ndaj Serbisë të IsaHashimit, njerëzit (zyrtarët e lartë) të kësaj partie (PLDK) besonin fuqishëm në transformimin e Serbisë deri aty sa Petrit Selimi me të birin bënte edhe selfie me Daçiçin (bashkëpunëtorin e Millosheviçit gjatë luftës së Kosovës). Ky besim i çoi deri në tradhëti kombëtare duke negociuar me Serbinë brendësinë territoriale të Kosovës dhe duke i ofruar asaj, me krijimin e Zajednicës, kontrollin në fuqi të një pjese të territorit të Kosovës dhe të defunksionalizimit të përhershëm të shtetit.

Sot, dështimi i diplomacisë së PLDK-së në UNESCO ishte vetem një rezultat i pritur i një diplomacie të dështuar progresivisht prej kur kishte filluar negociatat me Serbinë. Dështimi flet shumë kur edhe shtetët që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk kanë votuar pro pranimit të saj sot. Kjo dëshmon se negociatat me Serbinë kanë çuar mesazh të qartë tek kancelarit e huaja për një kthim mbrapa të Kosovës nga pavarësia dhe sovraniteti i saj. Në mënyrë të nënkuptueshëme Kosova ka pranuar atë që po revendikon Serbia para botës : sovranitet mbi Kosovën. Nëse bota nuk mund t’a pranoj që Serbia të rimerrë zotësinë e plotë mbi Kosovën, ajo po e pranon atë si një gjysmë-zot mbi këtë vend me vetë faktin e pranimit të Prishtinës për të negociuar për çështje të brendshëme të saj. Pra, është Prishtina ajo e cila ka pranuar ortakërinë e Serbisë në Kosovë duke negociuar pa kushte me të për çështjet e brendshëme të Kosovës. Bota, vetem sa po konstaton këtë mungesë të vullnetit të shtetit të Kosovës për t’u sjellur si shtet i pavarur dhe sovran. Pra, me negociatat me Serbinë dhe me marrëveshjet e nënshkruara me të, të jemi realist, Kosova ka pranuar ortakërinë e Serbisë në Kosovë. Duhet pranuar se diplomacia e nënshtrimit ndaj Serbisë dhe e servilizmit ndaj ndërkombëtarëve e zhvilluar nga PLDK-ja ka qenë një diplomaci e cila nuk është aspak dinjitoze për një shtet sovran dhe të pavarur. Një diplomaci e tillë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm tek kancelarit e huaja që ato t’a riinterpretojn pavarësinë e Kosovës në sensin që po i jep tani e sa kohë Serbia.

Përveç kësaj, sot në UNESCO patëm rastin të kuptojm, më në fund, se në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka “miqë” dhe “vëllezër”, por ka vetem aleatë dhe armiqë. E kuptuam se si dhe sa vuajn shtetët muslimane, përfshirë këtu edhe Palestinën, për Kosovën dhe shqiptarët. Nga këto të kuptuara që do të n’a ndihmojn në racionalizmin e vështrimit tonë, ne do të duhej të nxjerrim mësimin se në diplomaci nuk ka as vëllaznillëk dhe as miqësi, por vetem aleanca dhe kundër aleanca që i tejkalojn këto ndjenja të krijuar nga iluzione populiste.

Prandaj, duke u nisur nga të kuptuarit studimor të marrëdhënieve ndërkombëtare, të lojërave dhe ndërlojërave globale, regjionale dhe lokale, në njërën anë, dhe të interesave kombëtare brenda këtyre dimensionëve të ndryshëme, në tjetrën anë, shteti i Kosovës do të ishte dashur t’a zhvilloj një diplomaci shumë më të rafinuar duke i vendosur lëvizjet e veta të menduara paraprakisht konform mbrojtjës së interesave të popullit shqiptar. Por, në vend të një përllogaritje të pavarur, autonome, por bashkëpunuese të interesave të saja, shteti i Kosovës, i udhëhequr nga PLDK-ja, ka zgjedhur që t’a bazoj gjithë diplomacinë e saj në “besimin e plotë” ndaj “miqëve” duke u shëndërruar vetë në piunë servilë të tyre. Kështu, kjo lënie e tërësishme e diplomacisë në dorë të “miqëve” ndërkombëtar është dëshmi e fortë në sy të botës e mungesës së dinjitetit dhe vullnetit për të qenë një shtet i pavarur dhe sovran. Askush që revendikon pavarësi dhe sovranitet nuk mund të dorëzoj vullnetin e tij tek të tjerët qofshin ata miqë apo armiqë.

Diplomacibërja nënshtruese dhe servile e PDLK-së ka dështuar aq keq sa sot ajo e pranoi vetë përmes gojës së vetë mëkëmbësit të Isa Mustafës, Hashim Thaçit. Ai, për herë të parë rimorri shprehjen e famshëme të I. Rugovës i cili edhe pse kishte dështuar me politikën pacifiste pasive kundër Serbisë qysh në fillimet e para të LDK-së dhe kishte mbetur edhe pa shprehje politike ndaj Serbisë pushtuese, nuk e pranonte dështimin dhe të hapte rrugë ndaj ofertave politike tjera, por për të qëndruar në pushtetin e tij kuisling, ai kishte zgjedhur shëndërrimin e “politikës” në “besim” (rugovizmin) dhe shëndërrimin e politikanit në një murg pasivë që i drejtohej Zotit me lutje që t’a shpëtoj vendin e tij. Sa më shumë që dështonte politika e tij pacifiste pasive aq më shpesh Rugova përdorëte para mediave shprehjen e tij të famshëme “Zoti e bekoft Kosovën”.

Sot, pas dështimëve të një pas njëshme të diplomacibërjës të PLDK-së, ishte Hashim Thaçi ai që adoptoi shprehjen e dëshpërimit të Rugovës dhe tha “Zoti e bekoft Kosovën”. Ai e pranoi para pak orëve se PLDK-ja nuk ka më se çka t’i ofroj Kosovës pos lutjëve ndaj Zotit për të. Mirëpo, nëse mungesa e emancipimit politik të popullit shqiptar dhe konteksti e favorizonte Rugovën në politikë edhe kur ai vishte rrobat e murgut, ngritja e vetëdijës së sotshëme popullore dhe konteksti i ri nuk do t’i duroj në politikë murgjit Isë e Hashim, por do t’ja u tregoj rrugën një orë e më parë drejtë manastirëve, aty ku e kanë vendin murgjit. Politika në Kosovë dhe diplomacia e shtetit nuk kanë nevojën e murgjëve, por të politikanëve dhe diplomatëve të cilët kanë aftësinë për të bërË oferta të qëndrueshëme politike e diplomatike që çojn në përforcimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në përgjithësi. Prandaj, atyre që ju kanë mbetur vetem lutjet ndaj Zotit duhet ndihmuar që të hapin rrugën dhe të lirojn fushën politike. Aristoteli n’a ka treguar qysh në antikitet se vetem qëniet superiore apo inferiore ndaj njeriut mund të qëndrojn jashta politikës. Pra Zoti, si qënie superiore mund të ketë zgjedhur indiferencën ndaj politikës. Kurse njeriu nuk mund të ketë zgjedhur indiferencën sepse është për nga vetë natyra qënie politike. Një qënie politike për nga natyra, pra që prodhon dhe konsumon politikë, nuk ka se si të ekzistoj pa oferta të rregullta politike të favorshëme për të. Prandaj, edhe shqiptarët si një popull i emancipuar do t’i refuzojn murgjit dhe lutjet e tyre në politikë dhe do të kërkojn ata politikanë që kanë aftësinë të ofrojn politikë dhe diplomaci të favorshëme dhe të qëndrueshëme për ta.