Rufki Suma, edhe në pajtimin e familjeve në hasmëri (Foto)

E publikuar: 11/03/2015 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, përveç punës së tij
shpeshherë të lavdëruar si i pari i Komunës, kontributin e tij ai e ka filluar ta japë edhe në rastet e pajtimit në mes të familjeve të cilat kanë qenë në hasmëri në mes vete (kanë qenë në gjak).

Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi ku ai shihet së bashku me një grup imamësh nga komuna e Kaçanikut.
Në rastin konkret thuhet se ai është bërë shkaktar që familja e Izet Asotiçit t’ia falë gjakun familjes së Tefik Mulakut nga fshati Gajre, komuna e Kaçanikut.